​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi

15:59 | 17 Dhjetor 2021
A Z

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, Anton (Fazli) Bajramaj.

Ai  është i kërkuar për disa vepra penale.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• ANTON (Fazli) BAJRAMAJ i lindur me 24.03.1990 në Vitomiricë- Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Shpërdorim i pasurisë së huaj”
• “ Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme