Në Memmingen të Gjermanisë dje u festua festa e Flamurit kombëtar nën organizimin e mësueses së gjuhës shqipe në shkollën për mësim plotësues në këtë qytet Ilmije Durmishi.
Organizimi ka filluar me himnin kombëtar, pastaj me poezitë “Gjuha Jonë”, “Pse jemi të ndarë” e shumë aktivitete të ndryshme.
Fëmijët e veshur me veshjet kombëtare,të mbuluar me flamurin kuq e zi të ngjallnin ndjenjën e heroizmit e atdhedashurisë.
Ndërkaq prindërit e nxënësve për nder të kësaj dite në shkolle kishin sjellë ushqime tradicionale të cilat e begatuan edhe më shumë programin festiv.
Prindërit falënderuan tejmase mësuesen Durmishi për këtë emocion dhe tërë dijen si në aspektin letrar e historik qe po ua jep fëmijëve të tyre, të cilët edhe pse jetojnë e veprojnë jashtë trevave shqiptare nuk po e lënë anash falë përkushtimit të mësueses Durmishi.
Programi festiv po vazhdon dhe tërë ky ngazëllim po vërehet në fytyrat e fëmijëve. Mësuesja Durmishi thotë se qellim primarë ka nxënësit me të cilët po punon për një gjuhe me te rrjedhshme shqipe dhe një vetëdijesim për gjenezën dhe historikun e kombit shqiptar
Fëmijët e bashkatdhetarëve që vijojnë mësimet në këtë shkollë kanë kënduar dhe kanë hedhur valle me motive nga tradita shqiptare.
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme