Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Diplomati grek po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takojë edhe krerë të tjerë institucional.
Ndërkohë, takimi i presidentes Osmani me kryediplomatin grek është i mbyllur për medie dhe të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Mirëpo, Dendias pati edhe një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas të cilit takim u deklaruan edhe për media.
Në konferencën e përbashkët për media, ministri Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Dendias bëri te ditur se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave./arbresh.info/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave