Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
28 vite më parë në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, pas një rezistence disa orëshe ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.
Për të nderuar heronjtë, sot do të bëhen homazhe: Në orën 11:00, në fshatin Llugë të Besianës homazhe mbahen te obilesku i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa, në orën 12:00, në fshatin Llaushë të kësaj komune, te varri i heroit të kombit Fahri Fazliu.
Po ashtu, më 2 nëntor, në orën 14:00 bëhen homazhe në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, tek vendi ku para 28 vjetësh heronjtë e kombit shqiptar ranë në një ballafaqim të drejtpërdrejtë kundër forcave policore ushtarake serbo-jugosllav .
Vepra dhe sakrifica e heronjve kombëtarë do të jetë shembull dhe inspirim për gjeneratat e tashme dhe të ardhme se për kauzën e drejtë ia vlen të sakrifikohet edhe më e shtrenjta, gjaku dhe jeta.
Sakrifica e tyre për këtë kauzë sidomos duhet të vlejë për politikanët e të gjitha trojeve etnike shqiptare, të cilët së paku duhet ta sakrifikojnë karrierën politike, në mënyrë që ideali i heronjve kombëtarë të jetësohet ashtu si e deshën dëshmorët e kombit.
Serwer: Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës një ga...
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...