Një femër nga Melbourne ka vdekur pasi kishte rënë nga një lartësi prej më shumë se 200 metrash në një shkëmb në Norvegji derisa ishte duke pozuar për një fotografi.
Kristi Kafcaloudis, 24 vjeçare ishte me një grup njerëzish në bjeshkët turistike Trolltunga në Jugperëndim të Norvegjisë kur i kishte kërkuar dikujt që t’i bënte një foto afër fundit të një shkëmbi të dielën.
Kështu ajo e kishte humbur balancin dhe kishte rënë 200-300 metra duke mbetur e vdekur në vend ka raportuar TV2 në Norvegji, transmeton arbresh.info.
“Shumë njerëz po prisnin me radhë për të bërë fotografi në atë pjesë. Kur erdhi radha e saj ajo lëvizi pak më larg se që duhej në të djathtë dhe kështu ra”, ka thënë një zyrtar policor.
Një ekip shpëtuesish u është dashur të ecin për disa orë derisa arritën ta gjejnë trupin e saj.
Trolltunga është një shkëmb 700 metra sipër liqenit Ringedalsvatnet në Norvegji.
E ndjera ishte zhvendosur në Norvegji nga Melburni muajin e kaluar për të studiuar muzikë dhe studimet kulturore në Universitetin e Bergenit./arbresh.info.


Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...