Rritja e emetimeve të dioksidit të karbonit mund të shkaktojë një rënie të madhe të fuqisë punëtorë nëpër botë, ka gjetur një studim i fundit.
Një studim i ri nga akademikët në University College London (UCL), ka gjetur se sasia e lartë e gazit serrë në atmosferë mund të ndikojë në kujtesën tonë, përqendrimin dhe aftësitë tona vendimmarrëse, transmeton portali arbresh.info
Rritja e CO2 në vendet e punës që nuk kanë ventilim të duhur ka gjasa që të bëjë punonjësit më dembelë dhe më pak të aftë për të kryer detyrat e tyre me sukses.
Dhe ndryshimet klimatike ka të ngjarë të bëjnë dëmtimin intelektual një problem shumë më të përhapur në dekadat e ardhshme, sipas studiuesve.
“Duke pasur parasysh mundësinë e rritjes së përqendrimit atmosferik të dioksidit të karbonit deri në fund të shekullit 21, ndikimet e drejtpërdrejta të emetimeve antropogjene në performancën kognitive njerëzore mund të jenë të pashmangshme”, tha studiuesit.
Në maj të vitit 2018, niveli mesatar i dikosidit të karbonit arriti nivelin më të lartë në historinë e regjistrimeve./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë