NASA mund të ketë gjetur shenja jete në njërin nga satelitët e Saturnit. Me këtë rast Agjencia amerikane e hapësirës ka caktuar për nesër një konferencë për media, në të cilin do të bëjë publike zbulimin, i cili mund të ndikojë në të ardhmen për hulumtimin e “botës së oqeaneve”.
Keith Cowing, analist dhe ish-punonjës në NASA, tha se shkencëtarët e Agjencisë amerikane të hapësirës kanë zbuluar aktivitet kimik brenda burimeve hidro-termale në satelitin e akullt, Enceladus. “NASA të enjten do të publikojë faktet për aktivitetet hidro-termale nën akullin që mbulon oqeanin e hënës së Saturnit, Enceladus, të cilin me siguri e krijon metani nga dyoksid karboni”, ka shkruar Cowing në revistën amerikane “Astrobiology”. Enceladus është hëna e gjashtë e Saturnit dhe është i gjerë rreth 504 kilometra.
NASA thekson se zbulimi i ri është i koncentruar në zbulimet e fluturakes Cassini, e cila ndodhet në orbitën e Saturnit.
Edhe pse duket “jo mikpritës” sikur të gjitha hënat tjera të Saturnit, observimet sugjerojnë se mund të ketë përbërës që mbështesin jetën.
Në konferencën për media të NASA do të marrin pjesë edhe ekspertë botërorë, të cilët merren me kërkimet për jetën jashtë planetit Tokë./Arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën