“The Money Project” është një raport në të cilin janë listuar njerëzit më të pasur të botës, që nga Warren Buffet deri te Mark Zuckerberg.
Në listë janë miliarderët më të mëdhenj të botës që nga biznesmenët, shpikësit, mendimtarët dhe trashëgimtarët e kompanive shumëkombëshe.
Mes tyre renditen ata që i dhanë botës “Facebook”-n, “Microsoft”-in, markat më të mëdha të modës apo ato të produkteve ushqimore.
Vetëm 50 njerëz në të gjithë botën me 7 miliardë e 125 milionë, kanë një pasuri prej 1.5 trilionë dollarësh.
Shumica e pasanikëve më të mëdhenj të botës vijnë nga SHBA-të, ku jetojnë 58% e tyre. Pjesa tjetër janë nga Europa – 16 % dhe nga Kina – 12%.
Miliarderi më i ri në moshë është themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, 31 vjeç. Më e vjetra është Liliane Bettencourt, e gjigantit të kozmetikës “L’Oréal”, 93 vjeçe.


Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen