Bucklehead është gjedhi gjashtëvjeçar nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, që mund të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit, për gjatësinë e brirëve.
Na njëri cep i brirëve te tjetri, është një gjatësi prej 3.4 metrave, madhësi enorme që i befasoi të gjithë të pranishmit në një aktivitet ku ekspozohen kafshët, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e Ginisit, janë duke përmbledhur dokumentet dhe ia kanë bërë Bucklehead matjet e duhura, që të hyjë në edicionin e ri të rekordeve për vitin 2020, së bashku me rekorde tjera.
Me këtë gjatësi, Bucklehead ia kalon mbajtësit të tanishëm të rekordit, që është një kafshë e njëjtë brirët e së cilës janë 3.2 metra.



Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...