E pabesueshme: Pesëvjeçarja që lindi fëmijë! (Foto)

16:41 | 6 Shtator 2015
Arbresh.info

Më 1933, Lina Medina u lind në fshatin e Andean në Peru në një familje të varfër. Disa vite më vonë , më saktësisht pesë, Lina u bë njeriu më i ri që kishte lindur fëmijë. Rasti i saj akoma studiohet nëpër shkollat e mjekësisë nëpër botë.

Kur Lina Medina ishte pesë vjeçare, mamaja e saj vërejti se abdomeni i Medinas po rritej në mënyrë jo të zakonshme dhe ajo ankohej për dhimbje stomaku. Prindërit e saj, transmeton arbresh.info të shqetësuar e dërguan atë në spitalin më të afërt për ta ekzaminuar.

Në fillim doktorët menduan se Medina po vuante nga një lloj tumori, por pasi i bënë disa teste erdhën në përfundimin se disi Medina ishte shtatë muaj shtatzënë.

Pas një muaj e gjysmë që mori vesh se ishte shtatzënë, Median në moshën pesë vjeçare e shtatë muaj, solli në jetë përmes prerjes cezariane një djalë më 14 maj 1939. Legeni i Medinas ishte shumë i vogël për linde natyrale.

Djali i Medinas ishte një foshnjë tërësisht e shëndosh dhe peshonte 2.700 kg kur lindi.

Në nderim të Gerardo Lozada, doktorit të përkushtuar i cili ndihmoi në lindjen e djaloshit, Medina emëroi djalin e saj Gerardo.

Gjatë procedurës cezariane doktorët vërejtën diçka alarmuese – Medina kishte organet seksuale tërësisht të pjekura.

Medina kishte një gjendje të quajtur puberteti i hershëm dhe kishte filluar të zhvillohej në një moshë tejet të vogël. Dosja e saj mjekësore zbuloi se ajo i kishte periodat qysh kur ishte tre vjeçare.

Gerardo u rrit duke besuar se Medina ishte motra e tij dhe jo nëna. Megjithatë, kur ai ishte 10 vjeçar kuptoi të vërtetën.

Babai i Medinas u arrestua shkurt nën dyshimin e abuzimit seksual të fëmijës dhe incest, por në mungesë të fakteve u lirua.

Deri në këtë ditë rrethanat që çuan në shtatzëninë dhe kush ishte babai mbeten të panjohura.

Obstetri Jose Sandoval shkroi në librin e tij më 2002 në lidhje me rastin e  Lina Medina se ajo përndryshe ishte një fëmijë psikologjikisht normal. Në fakt, sipas Sandoval, ajo preferonte të luante me kukulla se sa me djalin e saj.

Djali i Medinas, Gerardo u rrit i shëndetshëm dhe normal, por vdiq në moshën 40 vjeçare më 1979.

Medina më vonë u martua me Raul Jurado dhe kishte edhe një djalë në 1972. Ajo dhe burri i saj jetojnë akoma në Peru./arbresh.info

21d7100000000000 4fc7100000000000 bec7100000000000 00d7100000000000 3fc7100000000000 50d7100000000000 30d7100000000000 70d7100000000000

 

Shpërndaje në rrjete sociale