Kohët e fundit, disa pseudo – intelektualë apo pseudo – historianë të tipit Olsi Jazenxhi, po synojnë t’i japin vlerave më të mëdha kombëtare një shumë sikur t’i shumëzonin me zero.
Kështu, Faik Bej Konicës i thonë sharlatan, Atë Gjergj Fishtës i thonë lëpirës ndërsa Haxhi Qamilit, hero.
Këtij llumi nuk ka mundur t’i shpëtojë as heroina e heshtur, nobelistja e shquar dhe murgesha e madhe Nënë Tereza. Ajo, mes të tjerash, është quajtur sllave dhe jo shqiptare.
Mbështetës të kësaj teze janë edhe ata të cilët pyesin “Ça ka ba kja për Shqipninë?” të cilët, zakonisht, janë ata që thonë për Skënderbeun “Ishte kaurr!”.
Ndër sa e sa poezi të Nënës Terezë, sot kam dëshirë të veçoj një. “Dua të kthehem në Shqipëri” shkruan Nënë Tereza me dëshpërim. Sepse ajo, mbi të gjitha, e do Shqipërinë!
Si shumë po vepron
Qoftëlargu në anët tona !
12 shtatore me figura shenjtësh
do të doja të kisha në Shqipëri,
Patjetër dhe në Kosovë 12 të tjera,
të luteshin murgeshat e mia
për të larguar të keqen
nga atdheu im.
Dua të kthehem në SHQIPERI,
tu shërbej më të varfërve të gjakut tim.
Dhe në nderim të kujtimit të prindërve dua të kthehem,
pranë tyre të mbyll sytë.
Ta dimë, secili nga ne
është krijuar për të bërë vepra të mëdha.
-Nanë Tereza
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...