
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 07:30, është pranuar informata për një aksident trafiku në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po trajtojnë në mënyrë të detajuar rrethanat që karakterizojnë aksidentin, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes si dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme ligjore.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, për të parandaluar ngjarje të tilla dhe për të ngritur sigurinë në rrugët tona”, tha ai./Arbresh.info
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...
Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...