I ftohti është shkaku kryesor që duart e kësaj vogëlushje nga Britania e Madhe bëhen blu. Ajo është e detyruar të mbajë gjithnjë veshur një palë dorashka speciale për tu mbrojtur nga temperaturat e ulëta, pasi në të kundërt duart e saj bëhen blu.
2–vjeçarja Gracie Hughs vuan nga sindromi Raynaud’s, e cila është një gjendje që krijohet kur enët e gjakut në gjymtyrë janë tepër të ndjeshme ndaj ndryshimit të temperaturës, duke ndërprerë qarkullimin e gjakut.
Sipas Dailymail, në momentin që Gracie bie në kontakt me të ftohtin, gjymtyrët e saj bëhen fillimisht të bardha, si të vdekura, më pas bëhen blu e në fund, kur rinis qarkullimi i gjakut, kthehen të kuqe dhe djegin. Kjo lloj sindrome i shkakton personit dhimbje, mpirje dhe ndjesinë e shpimit.
Pjesa më e madhe pacientëve ia dalin që të jetojnë me këtë sëmundje duke qëndruar gjithnjë në të ngrohtë. Por në rastin e Gracie, sëmundja është kaq e rëndë sa ajo duhet të mbajë gjithnjë veshur një palë dorashka speciale për mbrojtje. /albeu
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...