Shkencëtarët duke studiuar fundin e Oqeanit Atlantik qindra kilometra në lindje të Barbados janë befasuar kur pajisja e tyre për gjurmimin e fundit të oqeanit solli diçka misterioze me vete kur doli nga uji.
Nga ky studim u vu re se rrjeta ishte e mbushur me topa të vogël prej metali të rëndë, topa këta të madhësisë së një sfere të vogël. Imazhet e kapura nga pajisja shfaqin një fushë të plotë të mbushur me kësi lloj topash.
Këta topa datojnë më shumë se 10 milion vjet, ndërsa ata kanë tendencë të rriten 1-5 milimetra çdo një milion vjet. Kjo do të thotë se këta topa mund të japin një pasqyrë të së kaluarës së lashtë të mjedisit të Tokës, sipas studiuesve.
Ndërkohë formimi i tyre mbetet mister. /albeu
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...