Trupat tanë kanë “supervizorë” të panumërt që vëzhgojnë në mënyrë konstante funksionet e trupit, për të vërejtur që pa “celur” ndonjë problem apo shqetësim.
Ata funksionojnë duke përdorur mekanizma aktivë dhe shumë kompleksë. Por ata funksionojnë edhe në mënyrë pasive: një supervizor i tillë, të cilin edhe doktorët madhe e injorojnë, është syri.
Mund të dallosh shumë gjëra duke parë me kujdes syrin, duke përfshirë edhe disa sëmundje vdekjeprurëse, sepse indet nervorë, arteriet dhe venat janë të gjitha të dukshme aty – ndonjëherë edhe me sy të lirë.
“Më shumë se një e treta e sindromave gjenetike manifestohen në sy, shpesh herë që përpara se simptomat të shfaqen në pjesën tjetër të trupit”, thotë specialisti amerikan i syve, Neal Adams.
Diabeti, tensioni i lartë, skleroza, reumatizma dhe kanceri të gjitha lënë shenja të qarta në organin tonë pamor.
Tumoret në sy zbulohen shpesh herë krejt rastësisht: nëse një fotografi e bërë me dritën e aparatit nuk shkakton “syrin e kuq” kur fotografia lahet, kjo është shenjë se ka dicka patjetër prapa retinës.
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...