Aktori i njohur Antonio Banderas ka treguar se është duke festuar në izolim ditëlindjen e tij e 60-të, derisa nuk ndjen ndonjë simptomë të rëndë përveç se ndihet ‘pak më i lodhur se zakonisht’.
Aktori spanjoll, Antonio Banderas ka konfirmuar në Twitter se ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus pikërisht më 10 gusht, në datën e ditëlindjes së tij të 60-të.
Ai postimit ia ka bashkëngjitur një fotografi të tij kur ishte fare i vogël, shkruan Gazeta Express.
“Dua të ju tregoj diçka…”
“Dua ta bëj publike sot, se në ditëlindjen time të 60-të, jam i detyruar të festoj në karantinë për shkak se jam i infektuar me koronavirus,” shkruan në Twitter aktori i famshëm për rolin e Zoros, dhe filma si “Once Upon a Time in Mexico”, “Desperado” e të tjera.
Banderas shpjegoi se ai është “relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht” dhe “i sigurt” në rikuperimin “sa më shpejt të jetë e mundur pas indikacioneve mjekësore”, gjë që shpreson se do ta lejojë atë të kapërcejë ‘procesin infektiv’ që ai vuan dhe se ‘kaq shumë njerëz po preken”.
“Do të përfitoj nga ky izolim për të lexuar, shkruar dhe vazhduar bërjen e planeve për të filluar t’i japin kuptim 60 viteve të mia të kapura së fundmi”, shtoi ai në një tekst që e ka shoqëruar me një imazh kur ishte një fëmijë i vogël.
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...