Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë, për zbatimin e masave kundër virusit CoVid19 dhe respektimin e distancës fizike.
Me këtë rast, gjatë aksionit të sontëm janë gjobitur dhe mbyllur disa lokale të gastronomisë të cilat nuk i’u kanë përfilluar rregullave të lartëpërmendura, në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore.
Aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit./zyrtare/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje