Italiani Cesare Tavello 50 vjeç i vrarë në kryeqytetin e Dakës në Bangladesh në një atentat terrorist, ndaj të cilit Shteti Islamik ISIS ka pranuar autorësinë, ka jetuar në disa vende të botës mes të cilave dhe Shqipëria.
Me profesionin veteriner, Cesare Tavello punonte si menaxher i specializuar në sektorin e blegtorisë e bujqësisë, me organizatën ndërkombëtare ICOO Cooperation në ndihmë të vendeve në zhvillim e sipër. Në profilin e tij në web italiani shkruan se kishte kryer eksperienca pune në Shqipëri, Armeni, Bangladesh, Kamboxhia, Kamerun, Francë, Indonezi, Italia, Kenia, Mongolia, Kore e Veriut, Rumani, Rusi, Somalia, Shri Lanka, Sudan, Yemen.
Menjëherë pas përhapjes së lajmit mbi vrasjen e italianit, Shteti Islamik ISIS ka pranuar në Twitter autorësinë e vrasjes, lajm i konfirmuar nga media lokale Daily Star si dhe nga Rita Katz, kreu i Site Intelligence Group, instituti amerikan që merret me monitorimin e aktivitetit xhihadist në botë.
Në Twitter, luftëtarët e Shtetit Islamik shkruajnë: “Në një operacion special të ushtarëve të Kalifatit, është marrë në shënjestër duke u ndjekur në një r rugë të Dakës, dhe është qëlluar për vdekje me armë zjarri pa gjurmë, kryqëzatori i neveritshëm Cesare Tavella. I lëvdueshëm qoftë Zoti! Të gjithë anëtarëve të koalicionit të kryqëzatave u themi se nuk do të jeni të sigurt në tokat mysliman”.
Italiani Cesare Tavella u ekzekutua nga njerëz të armatosur në bordin e një motori, ndërsa po bënte jogging në lagjen diplomatike të Dakës, në Bangladesh.
Ministria e Jashtme italiane ka konfirmuar vasjen, ndërsa ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni i cili aktualisht gjendet në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB, është shprehur se shërbimi i inteligjencës italiane po punon në bashkëpunim me shërbimin sekret vendas e atë ndërkombëtar për të verifikuar vërtetësinë e vrasjes së italianit nga ISIS.
Gjatë ditës së sotme e përditshmja Daily Star ka informuar se ambasada e SHBA-ve ka këshilluar qytetarët amerikanë që jetojnë në Bangladesh të limitojn? ? lëvizjet e tyre. Në një komunikatë të Komitetit të Konsulencës “Përtejdetit” thuhet se militantët terroristë mund të kenë projektuar sulme në interes të Australisë e Bangladeshit, sulme që mund të përfshijnë dhe nënshtetas të huaj dhe ata amerikanë.
Ndërsa ministri i Brendshëm i Bangladeshit, Asaduzzaman Khan Kamal, gjatë një konference për shtyp në ditën e sotme ka deklaruar se ende nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes ISIS-it e vrasjes së italianit.
“ISIS në Bangladesh nuk ekziston e kushdo që është përpjekur të rekrutohet në këtë grup terrorist është arrestuar”.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...