Xhihadistët e shtetit Islamik ekzekutuan 20 njerëz të cilët ishin duke luftuar kundër tyre në provincën veriore të Irakut në Kirkut, thanë të enjten zyrtarët irakianë.
Vrasja e 20 njerëzve, të cilët ishin përpjekur të bashkohen me njësinë anti-xhihadiste të njohur si forcat paramilitare për mobilizim popullor, ndodhi në Havixha.
Nuk ishte e mundur të marrim konfirmim, por një seri e vrasjeve të tmerrshme konfirmohet nga fotot e xhihadistëve që i publikuan në internet dhe u shpërndanë nëpër rrjetet sociale.
Fotografitë tregojnë trupat e rreth 20 burrave varur me kokë poshtë në polet me ndriçim, si dhe flamurin dhe logon e shtetit islam.
Xhihadistët në qershorin e kaluar okupuan pjesë të mëdha të Irakut në veri dhe perëndim të Bagdadit, duke përfshirë edhe provincën e Kirkut. Kundër tyre janë duke luftuar forcat lokale, të mbështetur nga forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA, të cilët po kryejnë sulme ajrore./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen