Vaksina për koronavirus, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, parandalon shfaqjen e simptomave të këtij virusi te njerëzit për 70 për qind, kanë treguar të dhënat e një studimi të madh.
Ky lajm përbën triumf dhe zhgënjim, pasi vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, tregojnë për 95 për qind mbrojtje, transmeton BBC.
Megjithatë, vaksina e Oksfordit është thënë se do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin kënd të botës, në krahasim me dy të tjerat.
Nëse miratohet nga rregullatorët, ajo besohet se mund të luajë rol të rëndësishëm në luftimin e pandemisë.
Hulumtuesit e Oksfordit kanë kryer për 10 muaj, testimet për vaksina që zakonisht kryhen për një dekadë.
“Njoftimi i sotëm na çon një hap më afër kohës kur mund të përdorim vaksinat dhe t’i japim fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi”, ka thënë arkitektja e vaksinës, Sarah Gilbert.
Qeveria britanike ka porositur deri më tani 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të mjaftueshme për të imunizuar 50 milionë banorë.
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat