Përgjegjësit më të lartë të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë drejtuar për në Silicon Valley për të analizuar me gjigantët e internetit si të goditet përdorimi në masë i rrjeteve sociale nga grupi Shteti Islamik.
“Apple”, “Facebook”, “Google” dhe “Twitter” kanë konfirmuar secili pjesmarrjen në këtë mbledhje në San Jose që ka në qendër kriptimin e të dhënave, për të cilën ankohen agjencitë amerikane të luftës kundër terrorizmit.
Sipas programit zyrtar të takimit, të nxjerrë në mënyrë anonime nga një prej pjesmarrësve, do të jenë të pranishëm gjithashtu rrjeti social profesional “LinkedIn”, platforma e grumbullimit “Dropbox”, “Microsoft” dhe “YouTube”.
Nga ana e qeverisë do të jenë të pranishëm ministrja e Drejtësisë, Loretta Lynch, shefi i FBI-së, James Comey, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Michael Rogers, si dhe sekretari i përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough, që do të jetë si përfaqësues presidentit Barack Obama, por edhe shumë këshillatrë të tjerë të specializuar në çështjen e sigurisë.
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...