Një avion është rrëzuar pranë aeroportit të Ahmedabadit në Indi. Sipas mediave ndërkombëtare, avioni ishte nisur me destinacion Londrën. Nga informacionet paraprake, në bord ndodheshin mbi 200 pasagjerë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një re të madhe tymi të zi që ka mbuluar zonën e aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.
Sipas raportimeve, avioni është rrëzuar pak pas ngritjes, jashtë perimetrit të aeroportit të Ahmedabadit.
Ndërkohë, Ministri indian i Aviacionit ka deklaruar se të gjitha ekipet e shpëtimit janë në gjendje gatishmërie të lartë, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin