
PARIS, FRANCE - MARCH 05: In this photo illustration, the social media application logo, Tik Tok is displayed on the screen of an iPhone on March 05, 2019 in Paris, France. The social network broke the rules for the protection of children's online privacy (COPPA) and was fined $ 5.7 million. The fact TikTok criticized is quite serious in the United States, the platform, which currently has more than 500 million users worldwide, collected data that should not have asked minors. TikTok, also known as Douyin in China, is a media app for creating and sharing short videos. Owned by ByteDance, Tik Tok is a leading video platform in Asia, United States, and other parts of the world. In 2018, the application gained popularity and became the most downloaded app in the U.S. in October 2018. (Photo by Chesnot/Getty Images)
Tik Tok është paditur nga familjet e dy vajzave të vogla që vdiqën si pasojë e një prej sfidave të platformës. Dy vajzat, 8 dhe 9 vjeç humbën jetën ndërsa realizonin “blackout challenge”, e cila u bë virale vitin e shkuar dhe kishte të bënte me vetëmbytjen derisa të humbisnin ndjenjat.
Familjet janë shprehur se algortimi i rrezikshëm i platformës është fajtor për vdekjen e fëmijëve. Sipas tyre, algoritmi shfaqte qëllimisht dhe në mënyrë përsëritëse video nga sfida në faqet kryesore për t’i inkurajuar të merrnin pjesë në të, ndërsa i mori jetën.
Në dokumentin e paraqitur, ata kërkojnë një dëmshpërblim, i cili nuk është bërë ende i ditur në shifra si dhe një gjyq që do të zhvillohet në Kaliforni.
8-vjeçarja Lalani Erika Renee Walton nga Teksasi vdiq më 8 Korrik 2021 dhe sipas hetimit policor, shkaku ishte “blackout challenge”. “Lalani mori një celular për ditëlindjen e saj në Prill 2021 dhe u fiksua duke parë videot e Tik Tok. Ajo shpesh postonte video të saj duke kënduar e kërcyer, me shpresën se do të bëhej e famshme. Ajo besonte se duke provuar ‘blackout challenge’ do të bëhej e tillë dhe vendosi ta bënte”, shkruhet në padi.
Viktimës tjetër, 9-vjeçarja Arriani Jaileen Arroyo gjithashtu iu dhurua një celular në ditëlindjen e shtatë dhe gradualisht u bë “e varur nga aplikacioni”. Më 26 Shkurt 2021, Arroyo u gjet pa ndjenja nga vëllai i saj 5-vjeçar dhe nuk mund të kthehej në jetë.
Në padi, shkruhet gjithashtu se algoritmi i Tik Tok promovon përmbajtje të dëmshme, lejon personat nën moshë të kenë një llogari dhe nuk i lajmëron përdoruesit ose kujdestarët e tyre ligjorë për varësinë e aplikacionit.
Çështja e hapur ndaj platformës sociale për ‘blackout challenge’ nuk është e para. Në Maj, nëna e një 10-vjeçareje që mori pjesë në sfidën e rrezikshme dhe mbyti veten ngriti padi ndaj Tik Tok dhe kompanisë mëmë, ByteDance./tvklan.al
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...