Një person i armatosur i ka vrarë të paktën tre persona dhe i ka plagosur disa të tjerë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shefi i Policisë së Chicagos, David Brown, ka bërë të ditur se të shtënat me armë zjarri kanë filluar në ora 13:50,transmeton Klan Kosova.
I dyshuari – i identifikuar si 32 vjeçari Jason Nightengale – hyri brenda një garazhe parkimi dhe qëlloi një 30 vjeçar i cili ishte i ulur në automjetin e tij, i cili më pas vdiq nga plagët e marra.
Pak çaste më vonë, i armatosuri ka hyrë brenda një ndërtese dhe e ka qëlluar një roje të sigurisë.
I njëjti ka hyrë brenda një dyqani dhe aty e ka qëlluar në kokë një 20 vjeçar.
Disa persona të tjerë janë në gjendje kritike si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...