Ka shkuar në 89 numri i të vdekurve nga zjarri në Maui të shtetit të Hawaii-t në ShBA, duke shënuar kështu shpërthimin e zjarrit më vdekjeprurës atje brenda një shekulli.
Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawaii-t, Josh Green, ndërsa punën ekipet mjeko-ligjore janë duke e vazhduar për identifikimin e viktimave.
Qindra persona akoma mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë janë vendosur në strehimoret e shumta që janë vendosur në të gjithë Maui-n pasi janë shkuar flakët.
“Është një ditë e pamundur”, tha Green.
Zjarri ishte “sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë Hawaii”, tha ai.
“Ne mund të presim dhe të mbështesim vetëm ata që jetojnë. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t’u sigurojmë atyre strehim dhe t’u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t’i drejtohemi rindërtimit”.
Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë zonën rreth Lahaina-s, e cila është shkatërruar./BBC
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...