Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 62, ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 940 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 722 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët.
Pas tërmetit janë regjistruar 947 pasgoditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.
Më herët, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shumë shpejt shtëpi të reja do të ndërtohen për të gjithë ata që mbetën pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit.
Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.
Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë punën.
Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...