Kryetari i Agjencisë së Përgjithshme të Sporteve në Arabinë Saudite, princi Turki al-Sheikh shpenzoi 4.8 milionë dollarë në një makinë sportive Bugatti Chiron në një kohë kur qeveria e vendit do duhej të nxiste kursimin.
Sipas dokumenteve të portalit MEE, në shtator të vitit 2017, Sheikh pagoi 18,000.000 rijalë sauditë (4.8 milionë dollarë) për një Bugatti Chiron, që ishte në selinë e Bugattit në Molsheim të Francës, transmeton portali arbresh.info.
Pagesa shkoi te Saeed Mohamed Butti al-Qabaisi, kryetar i Centurion Investments, një firmë me bazë Abu Dhabi që investon në kujdesin shëndetësor, arsimin, këmbimin e parave dhe shitjen me pakicë.
Sipas Forbes, Qebaisi është njeriu i 887-të më i pasur në botë, me një pasuri me vlerë 2.8 miliardë dollarë.
Si kreu i sporteve saudite, sheiku ka një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Riadit për të kërkuar përparësi më të madhe përmes sportit./Arbresh.info/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...