SHBA kundër armatimit rus të Turqisë: Kërcënon NATO-n

A rocket launches from a S-400 missile system at the Ashuluk military base in Southern Russia on September 22, 2020 during the "Caucasus-2020" military drills gathering China, Iran, Pakistan and Myanmar troops, along with ex-Soviet Armenia, Azerbaijan and Belarus. - Up to 250 tanks and around 450 infantry combat vehicles and armoured personnel carriers will take part in the September 21 to 26 land and naval exercises that will involve 80,000 people including support staff. (Photo by Dimitar DILKOFF / AFP) (Photo by DIMITAR DILKOFF/AFP via Getty Images)

21:09 | 11 Shkurt 2021
A Z

Shtetet e Bashkuara përsëritën thirrjen drejtuar Turqisë që të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes raketore.

Ministri i Mbrojtjes i Turisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u shpreh në favor të një zgjidhjeje kompromisi për sistemin rus S-400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luftarakë perëndimorë.

Por, duket se SHBA-ja nuk është e interesuar për ofertën turke. “Politika jonë për sistemin S-400 nuk ka ndryshuar,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet në lidhje me propozimin turk.

“Këto sisteme janë të papërshtatshme me pajisjet e NATO-s dhe kërcënojnë sigurinë e teknologjisë, në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i NATO-s. Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga Turqia të mos e mbajë këtë sistem.”

Ministri turk, ka përmendur rastin e Greqisë, e cila pasi kishte blerë sistemin rus S-300 nuk e kishte bërë plotësisht funksional atë. Turqia ka vazhduar zbatimin e marrëveshjes me Moskën pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara. Administrata e ish-presidentit, Donald Trump, përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe vendosi disa sanksione.

Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do të ashpërsojë qëndrimin e ShBA-së ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e ka përshkruar si autokrat./Klan News

Të ngjashme