Nëntë persona kanë humbur në rrënoja si pasojë e shembjes së një fabrike këpucësh në Kinë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, ku thuhet se të paktën 51 persona po punonin në fabrikë, në qytetin Wendlin, në provincën Zhejiang, kur është shembur ndërtesa.
Bëhet e ditur se 42 persona janë shpëtuar nga ndihmat e shpejta, ndërsa nëntë të tjerë kanë humbur, raporton CCTV News.
Sipas të dhënave të para mendohet se çatia e ndërtesës ka qenë në gjendje shembjeje, dhe mund të ketë qenë pikërisht ajo që ka shkaktuar këtë aksident me nëntë të humbur.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...