
US President Donald Trump visits his campaign headquarters in Arlington, Virginia, November 3, 2020. - A bitterly divided America was going to the polls on Tuesday amid the worst pandemic in a century and an economic crisis to decide whether to give President Donald Trump four more years or send Democrat Joe Biden to the White House. A record-breaking number of early votes -- more than 100 million -- have already been cast in an election that has the nation on edge and is being closely watched in capitals around the world. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images)
Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Kjo sinjalizon se Trump nuk do të dënohet mbi akuzat për nxitje të trazirave vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 6 janar. Në një votim procedural të mbajtur të martën, vetëm pesë nga 45 senatorët republikanë iu bashkuan 50 demokratëve të Senatit, që duan të vazhdojnë me gjyqin.
Votimi me 55 vota për dhe 45 kundër sugjeron se gjyqi i Trumpit ka të ngjarë të përfundojë me pafajësi. Për ta dënuar Trumpin, së paku 17 senatorë republikanë duhet të bashkohen me të gjithë senatorët demokratë, për të arritur shumicën minimale prej dy të tretave.
Gjyqi nuk është planifikuar të fillojë deri në javën e 8 shkurtit. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar.
ë trazirat në Kongres, pesë persona kanë vdekur, në mesin e tyre një zyrtar i policisë.
Trump është akuzuar se me fjalimet e tij, i ka nxitur mbështetësit të sulmojnë dhunshëm Kongresin, në përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor.
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...