Dy persona janë arrestuar gjatë një proteste në stacionin hekurudhor King’s Cross në Londër, tha Policia Britanike e Transportit (BTP).
Protestuesit kërkonin armëpushim të menjëhershëm në Gaza me pankartat: “armëpushim tani”, “Palestinë e lirë” dhe “në mijëra, në milionat tanë, ne jemi të gjithë palestinezë”.
Një video në X, duket se tregon një burrë me një flamur palestinez duke bërtitur “Palestinë e lirë, e lirë” ndërsa po largohej nga stacioni nga tre oficerë. Më herët Sekretari i Transportit Mark Harper tha se “aktiviteti i protestës në stacion është klasifikuar si i paligjshëm dhe kushdo që merr pjesë do të arrestohet”./abcnews
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00