Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka bërë edhe një test për Covid-19, pasi thuhet të ketë pasur temperaturë.
Bolsonaro tha se mushkëritë e tij gjithashtu janë kontrolluar, dhe se ishin në rregull, transmeton portali arbresh.info.
Rezultati i testit Covid-19 pritet të martën, dhe ai ka anuluar angazhimet.
Ky është testi i katërt që Presidenti ka bërë – të gjithë të tjerët kanë qenë negativë.
Bolsonaro më parë kishte zvogëluar efektin e virusit, duke e krahasuar me një grip të vogël.
Brazili ka numrin e dytë më të madh të rasteve dhe vdekjeve në botë.
Të dielën, Ministri i Punëve të Jashtme të vendit postoi një fotografi të vetes, Bolsonaro dhe të tjerët që festonin Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve në Ambasadën Amerikane, pa maska./arbresh.info/

Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë