Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Izrael të hënën për të filluar një turne pesë-ditor në Lindjen e Mesme.
Vizita e tij fokusohet në normalizimin e lidhjeve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe përpjekjeve për t’i nxitur shtetet e tjera arabe të veprojnë në këtë mënyrë.
Pompeo, i veshur me një maskë për fytyrën me ngjyrat e flamurit të SHBA-së, pritet të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe në ditët në vijim do të vizitojë gjithashtu Sudanin, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Departamenti i Shtetit.
Uashingtoni dhe aleati i tij i ngushtë Izraeli, shpresojnë që shteti hebre së shpejti do të jetë në gjendje të normalizojë lidhjet me vendet e tjera të rajonit, përfshirë disa që kanë armiqësi të thellë me Iranin, raporton AFP.
Në Jerusalem, Pompeo dhe Netanyahu do të diskutojnë “çështjet e sigurisë rajonale në lidhje me ndikimin e Iranit” dhe “krijimin dhe thellimin e marrëdhënieve të Izraelit në rajon”, tha Departamenti i Shtetit.
Netanyahu tha të dielën se ai dhe Pompeo do të flisnin për “zgjerimin e rrethit të paqes në rajon”.
Izraeli më parë kishte nënshkruar vetëm traktate paqeje me Egjiptin dhe Jordaninë, të cilat ndryshe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë kufijtë me Izraelin dhe teknikisht kishin qenë në luftë me shtetin hebre.
Plani i paqes i presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, i njoftuar në janar, mbështet bashkëpunimin midis Izraelit dhe atyre vendeve arabe të cilat, sikurse Izraeli, e shohin Iranin si armikun e tyre kryesor dhe e akuzojnë atë për nxitjen e konflikteve rajonale.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...