Sipas shumë raporteve, policia kineze ka arrestuar rreth 15.000 njerëz të dyshuar për krime kibernetike si pjesë e operacionit të quajtur “Cleaning the Internet”.
Bazuar në raportet nga Ministria e Sigurimit Publik (MPS), të dyshuarit janë arrestuar për pjesëmarrjen në krime kibernetike që kanë rrezikuar sigurinë e internetit, shkruan arbresh.info. Në muajin gusht Kina kishte lansuar një fushatë të quajtur “Cleaning the Internet” në mënyrë për të luftuar aktivitet kriminale online.
“Si pjesë e këtij programi, policia ka hetuar 7.400 raste, përfshirë hakimet, mashtrimet online dhe vjedhjen e informatave personale në mënyrë ilegale dhe shpërndarjen e tyre në mbi 66.000 uebfaqe”, deklaroi ministria në uebfaqen e tyre zyrtare, transmeton arbresh.info.
MPS nuk tregoi saktësisht kur kanë ndodhur arrestimet, por pohoi që programi ka arritur të rrëzojë gjithashtu shumë raste dhe banda të mëdha kriminale në internet. Polica ka suspenduar më shumë se 190.000 uebfaqe ilegale online që bartin reklama me përmbajtje të pornografike dhe programe tjera keqdashëse.
Kina konsiderohet të jetë një vend që shikon internetin si një territor virtual, i cili duhet të udhëhiqet nga ligjet dhe rregullat qeveritare. Po ashtu, ky vend përdorë njërin nga sistemet më të sofistikuara në internet të quajtur ‘The Great Firewall’./arbresh.info
Man Utd synon ta përforcojë fazën e sulmit me transferimin e...
Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjar...
Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...