Një piton shtatë metër i gjatë ka gëlltitur një grua në Indonezinë qendrore.
Viktima, 54 vjeçarja Wa Tiba, ishte zhdukur të enjten mbrëma ndërsa punonte në një kopsht afër fshatit të saj në ishullin Muna, në provincën juglindore Sulawesi, konfirmoi shefi i fshatit Faris, transmeton Washington Post.
Të premten familja e saj shkoi ta kërkonte në kopsht, por i gjetën vetëm disa sende të saj, duke përfshirë sandalet dhe një elektrik dore.
Faris deklaroi se familja dhe banorët e fshatit filluan kërkimin e gruas dhe e gjetën gjarprin me barkun e fryrë rreth 50 metra nga vendi ku gjetën sendet.
Ai konfirmoi se banorët vranë gjarprin, ndërsa kur çanë barkun e tij, gjetën trupin e paprekur të gruas me veshje.
https://youtu.be/kc_LimfrPjM
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën