Një nga protestat më të dhunshme që ka parë Rumania ka lënë më shumë se 450 persona të lënduar, raporton Euronews.
Në demonstratën e së premtes në kryeqytetin rumun janë kthyer edhe mërgimtarë nga afër dhe larg për të marrë pjesë, duke i kërkuar qeverisë së krahut të majtë të japë dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje të reja, transmeton portali arbresh.info.

Të kthyerit, të cilët u zhvendosën jashtë për t’u arratisur nga kushtet e tmerrshme të jetesës në shtëpi, u bashkuan dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve të tyre në Sheshin e Fitores të mbushur me njerëz në Bukuresht.
Ata shpresonin të shtynin Partinë Social Demokrate në pushtet (PSD) – të prishur nga akuzat për ndërhyrje në sistemin gjyqësor të vendit dhe dekriminalizimin e disa shkeljeve të korrupsionit të largohet nga pushteti.


Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...