Papa Françesku, që afrimin e Krishtërimit me Islamin e ka kthyer në një gur themeli të Papatit të tij, do të vizitojë në muajin shkurt Abu Dhabin, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo është vizita e 7 e Atit të Shenjtë në një komb me shumicë myslimane, në të cilën pritet të bëjë thirrje për paqe brenda besimeve.
Udhëtimi historik do të mbahet nga data 3 deri më 5 shkurt. Papa argjentinas ka vizituar deri më tani Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin dhe territoret palestineze, e të gjitha këto ndalesa i ka shfrytëzuar për të ngritur ura dialogu mes feve, teksa e ka dënuar dhunën në emër të Zotit.
Ftesën në Abu Dhabi, kreut të Kishës Katolike ia bëri princi i atjeshëm i kurorës, sheiku Mohammed bin Zayed al-Nahyan, si dhe Kisha lokale Katolike. Princi shkroi në “Tëitter” se, Papa është “simbol i paqes, tolerancës dhe promovimit të vëllazërisë”.
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...