Një grup ekspertesh të shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve kanë arritur në Itali si pasoj e rritjes së personave të prekur nga koronavirusi duke bërë Italinë vendin më të prekur nga virusi në Evropë.
Grupet do të mbështesin autoritetet italiane që të kuptojnë më mirë gjendjen,” thuhet në komunikatën nga OBSH. Fokusi i tyre do të jetë ne parandalimin e transmetimit të virusit nga një person në personin tjetër.
“Ekspertet e OBSH janë duke shprehur gatishmëri në menaxhimin klinik, parandalimin e infeksionit dhe kontrollin e tij,” thuhet në komunikatë shkruan arbresh.info
OBSH është e shqetësuar nga rritja e shpejt e numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali.
“Sidoqoftë, duhet të theksohet gjithashtu, se bazuar në të dhënat aktuale, në shumicën e rasteve (4 nga çdo 5) njerëzit përjetojnë simptoma të buta ose aspak,” shtoi ai.
Pesë njerëz kanë vdekur dhe të paktën 219 të tjerë janë infektuar me virusin në Itali, tha Angelo Borrelli, kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile të vendit, në një konferencë shtypi të hënën./arbresh.info/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...