Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka thënë se Irani duhet të ndërpresë veprimtarinë e tij bërthamore për së paku një dekadë.
Në një intervistë për “Reuters” Obama tha gjithashtu se situata aktuale na bën të kuptojmë që arritja e kësaj marrëveshje do të jetë mjaft e vështirë.
Në fjalimin i cili pritet të mbahet në Kongresin amerikan ditën e martë, sipas mediave ndërkombëtare, kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu parashihet të kundërshtojë këtë marrëveshje. Obama tha se Kryeministri Izraelit bëri gabim vitin e kaluar kur kundërshtoi marrëveshjen e përkohshme të cilën e kishin arritur me Iranin dhe se gjatë kësaj periudhe Irani nuk i është përmbajtur marrëveshjes në lidhje me programin. Ai poashtu shtoi se dallimet në mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit nuk duhet të ken efekt destruktiv.
Shtetet e Bashkuara, Britanina e Madhe, Gjermania, Franca, Kina dhe Rusia po punojnë në arritjen e një marrëveshje me Iranin për të ndërprerë programin e tij bërthamor, duke i premtuar në shkëmbim heqjen e sanksioneve.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, po bisedon me ministrin e Jashtëm të Iranit në Zvicër, si pjesë e negociatave të cilat duhet të përfundojnë para 30 marsit duke arritur një marrëveshje, ndërsa deri më 30 qershor pritet një marrëveshje përfundimtare.
Kreu i ekzekutivit Izraelit kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera Perëndimore duke thënë se nuk po përpiqen sa duhet për t’i ndaluar regjimit të ajatollahëve prodhimin e armëve bërthamore.
Netanyahu tha se fuqitë botërore po heqin dorë nga angazhimi për t’i ndaluar Iranit krijimin e armëve bërthamore. Reagimi i Kerry-t ka qenë i menjëhershëm, i cili deklaroi nga Gjeneva, se “Presidenti Obama e ka bërë të qartë se politikat të cilat ndjekin Shtetet e Bashkuara nuk i lejojnë Iranit pajisjen me armë bërthamore, ndaj zoti Netanyahu mund të mos jetë aq i saktë në pohimet e tij”./arbresh.info/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...