Nigeria do të ndalojë aviokompanitë nga 3 vende

10:21 | 13 Dhjetor 2021
A Z

Nigeria të dielën njoftoi se do të ndalojë hyrjen e avionëve të pasagjerëve nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Arabia Saudite, transmeton Anadolu Agency.

Ministri i Aviacionit, Hadi Sirika tha se aviokompanitë nga 3 vendet, të cilat kanë vendosur kufizime të udhëtimit në Nigeri për shkak të variantit Omicron të COVID-19, do të kufizohen të hyjnë në këtë vend nga 14 dhjetori.

Ai tha se këtyre vendeve u mungon e drejta morale që aviokompanitë e tyre ajrore të fluturojnë në Nigeri për qëllime të operacioneve komerciale.

Sirika tha se qeveria e presidentit Muhammadu Buhari do t’i vendosë këto 3 vende në “listën e kuqe” për shkak të shpërthimit dhe përhapjes së variantit Omicron.

“Pas vendosjes së kufizimeve të udhëtimit ndaj nesh, pse po operojnë aviokompanitë (e këtyre vendeve) në vendin tonë?”, shtoi ai.

Deri më tani në këtë vend janë raportuar 217.063 raste me COVID-19 ndërsa 2.981 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Varianti Omicron është zbuluar tek 6 persona.

Të ngjashme