Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Gjermanisë i bënë thirrje Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të dërguar 1.000 vëzhgues në Ukrainë lindore, sipas Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.
Sergei Lavrov dhe Frank-Walter Steinmeier në një intervistë telefonike ranë dakord për zgjerim të misionit të vëzhgimi të OSBE-së, i cili duhet të rritet në 1.000 vëzhgues, që tani përmban 450 sosh, në mënyrë qe mbikëqyrja e armëpushimit në lindje të Ukrainës te jetë më efektive.
Ata raportuan se është se ka pasë përparim në lidhje me armëpushimin dhe tërheqjen e armëve të rënda.
Mandati aktual i vëzhguesve të OSBE-së skadon më 23 mars dhe pritet të zgjatet.
Kryetarët e Shteteve të Bashkuara dhe Francës, kancelarja gjermane dhe kryeministri i Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonise, kan favorizuar vazhdimin e misionit të OSBE-së në Ukrainë.
Të martën ata theksuan rolin thelbësor të OSBE-së në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Minsk më 12 shkurt, lidhur me armëpushimin dhe tërheqjen e armëve të rënda të palëve ndërluftuese në Ukrainën lindore./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...