Nëna e dy djemve të vrarë nga babai i tyre shqiptar në Gjermani, është marrë në pyetje nga prokurorët.
Në ngjarjen tragjike që ndodhi në Glinde, pranë Hamburgut, burri nga Gjakova Flamur Rexha 44 vjeçari vrau dy djemtë e tij, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.
Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha të martën një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck, raporton Rtl.
Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë vetëm djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë në orët e vona të mbrëmjes. Gruaja e tij Avdije Rexha u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos përkohësisht në koma artificiale.
Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, siç tregojnë provat e hetimit mjeko-ligjor. Rendi i të shtënave është ende nën hetim. Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte patentë armësh. Motivi është ende i paqartë.
Kujtojmë se varrimi i tyre është bërë më 2 janar.



Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave