Shoferi i një kamioni, i cili trafikonte emigrantë të jashtëligjshëm në Britaninë e Madhe, është dënuar këtë premte me burg.
39-vjeçari Constantin Radut pretendoi se 10 emigrantët shqiptarë të kapur nga autoritetet britanike, kishin hipur në trajler fshehurazi, pa dijeninë e tij.
Megjithatë gjatë gjyqit të zhvilluar ndaj tij në gjykatën e Teesside u provua se kjo nuk ishte e vërtetë.
39-vjeçari u shpall fajtor për lehtësim të emigracionit të paligjshëm dhe u dënua me 3 vjet burg këtë të premte.
Radut, me kombësi rumune, u arrestua më 16 Tetor të 2016 në Teesport, pranë Middlesbrought pasi mbërriti me traget nga Zeebrugge e Belgjikës.
Sipas hetuesve, Radut shfrytëzonte punën e tij si shofer kamioni për të futur emigrantë të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Provat e gjetura provuan se pretendimet e tij se shqiptarët ishin futur fshehurazi në mjetin e tij, nuk ishin të vërteta./lapsi.al/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...