Lideri i porsazgjedhur i laburistëve në Angli Jeremy Corbin pretendon se sulmet terroriste më 11 shtator 2001 në SHBA kanë qenë manipulime të Perëndimit.
Sipas tij ky ka qenë manipulim në mënyrë që të mund të fillohet lufta në Afganistan.
Corbin këtë e ka thënë në një artikull që e ka shkruar para 12 vjetësh por sot e kanë publikuar mediat britanike.
Lideri i Partisë Laburiste , e dyta më e forta në Mbretërinë e Bashkuar, ka shprehur këto qëndrime në një seri artikujsh, me të cilat ai ka kritikuar ish- kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish- presidentin amerikan Xhorxh W. Bush të cilët shfrytëzuan sulmet e 11 shtatorit për të filluar luftën, shkruan “The Telegraph”.
“Pas 11 shtatorit ,pretendimet se përgjegjës për sulmet është Osama Bin Laden dhe Al Kaeda janë paraqitur shpejt dhe me zë të lartë. Kjo është kthyer shpejt në një sulm ndaj talebanëve dhe pastaj, edhe ndryshimi i regjimit në Afganistan “, shkroi Corbin në një artikull për ” Morning Star “ në vitin 2003.
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...
Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet konferenca e...
Përditësohen të dhënat për gjendjen në pikat kufitare – Prit...
KFOR dhuron pajisje mjekësore për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimi...
Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mend...