Bosi kryesor i trafikut të qënieve njerëzore në Libi është vrarë në Tripoli së bashku me 8 bashkëpunëtorë të tij.
Lajmin e bën të ditur faqja online e “Libya Herald”, si dhe media të tjera, sipas të cilave vrasja ka ndodhur të premten mbrëma.
“Personi, Salah Al Maskhout, ish-oficer i ushtrisë libiane në kohën e kolonelit Muammar Gaddafi, është vrarë nga persona të armatosur, sipas të gjitha gjasave, profesionistë”, shkruan “Libya Herald”.
Baza e Al Maskhout ishte në lokalitetin Zuuara, prej nga merrnin jetë vërshimet e klandestinëve që përpiqeshin t’i shpëtonin luftërave në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse vrasja e kryebosit do të ndikojë në rënien e fluksit të trafikut për në Evropë.
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...