Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin, tha të shtunën se vendi i tij do të mbajë zgjedhje të përgjithshme kur të mbarojë pandemia e koronavirusit.
Këtë deklaratë ai e bëri pak kohë pasi siguroi përkrahje të mjaftueshme parlamentare për miratimin e buxhetit të qeverisë së tij, shkruan Reuters.
Kuvendi e miratoi buxhetin më të madh në histori të Malajzisë me vota të konsiderueshme të enjten, pavarësisht kërcënimeve të opozitës për ta penguar planin e shpenzimeve, të cilat do të mund të sillnin krizë politike në shtetin me rreth 33 milionë banorë.
“Dhashtë Zoti, kur COVID-19 të përfundojë, ne do të mbajmë zgjedhje të përgjithshme”, tha kryeministri Muhyiddin gjatë një fjalimi në takimin vjetor virtual të partisë së tij, Bersatu.
“Ne do t’ia kthejmë mandatin popullit dhe do ta lëmë që ta zgjedh qeverinë që do”, shtoi ai.
Qeveria e tij mezi po e mban pushtetin për shkak se ka vetëm dy ulëse më tepër në kuvend sesa opozita. Për ta përkeqësuar gjendjen, pakënaqësi ka edhe brenda një blloku që është pjesë e koalicionit qeveritar.
Ndryshe, Malajzia është duke u përballur me një valë të re infeksionesh. Që nga shtatori, numri i rasteve është katërfishuar dhe ka shkuar në mbi 63 mijë. Sidoqoftë, kjo shifër është shumë e ulët në krahasim me disa shtete perëndimore që kanë numër të përafërt të popullsisë.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje