Derisa në shumica e Evropës “vajtojnë” për ikjen e ditëve të nxehta, fshati Urnes në Zvicër feston ardhjen e vjeshtës në një mënyrë unike.
Banorët e këtij vendi të vogël me rastin e fillimin e vjeshtës organizojnë paradë në kostume shumëngjyrëshe në shoqërinë e lopëve rreth qafave të së cilave varen kambana të mëdha .
Kjo ceremoni është e njohur si Alpabzug shënon ndryshimin e stinëve dhe është e lidhur me traditën e bujqësisë
Shumë turistë vizitojnë këtë pjesë të Zvicrës për të marrë pjesë në festivalin e vjeshtës .
Sipas zakoneve së pari një djalë i ri i veshur me pantallona lëkure ngjyrë të verdhe dhe jele të kuq zbret nga kodra. Pastaj ai përcillet nga një vajzë e vogël me një kope dhish të bardha.
Një bari në kostum të plotë me butona argjendi dhe lopë më të bukura nga kopenë e tij shkon poshtë me to, i ndjekur nga fshatarë të tjerë të cilët mbajnë kafshët e tjera . Në fund të kësaj parade për vjeshtën janë një dem dhe karroca me kuaj.
Kur ata arrijnë n? ? fshati, ata priten me lëng molle, verë ose birrë. Pastaj festojnë edhe më suxhuk, ëmbëlsira dhe djathë.
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4