Policia në Tokio ka arrestuar një person pasi gjeti trupat e tetë grave në shtëpinë e tij në jug-perëndim të kryeqytetit.
27-vjeçari i dyshuar, Takahiro Shiraishi, pranoi që ka coptuar trupat e disa grave dhe i ka fshehur ato, transmeton portali arbresh.info
Policia beson se trupat e tetë grave dhe të një burri ishin të fshehur në apartament.
Kokat e dy viktimave janë gjetur në hyrje të apartamentit, ndërsa trupat tjerë në pjesët tjera të banesës ku jetonte ai.
Shiraishi u arrestuar me akuzën se ai coptoi një trup dhe e vendosi atë brenda një pije freskuese, akuzë të cilën e ai e ka mohuar.
Edhe pse Japonia ka një nga normat më të ulta të krimit në botë, kohëve të fundit janë shfaqur disa vrasje të profilit të lartë.
Në korrik të vitit të kaluar, një ish-punonjës 27-vjeçar vrau 19 persona në një shtëpi kujdesi dhe plagosi më shumë se 20 vetë. Sulmi është konsideruar si më i rëndi që pas Luftës së Dytë Botërore./arbresh.info/
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...