Qeveria e koalicionit populist italian ka premtuar të përmbahet në planin e saj për një buxhet të vitit 2019 me një objektiv të deficitit prej 2.4%, tha Ministri italian i Financave Giovanni Tria pasi mori një letër nga Komisioni Europian duke paralajmëruar qeverinë e Italisë për të ndryshuar kursin.
Tria tha se drafti i planit të buxhetit të paraqitur më 16 tetor, “nuk vë në rrezik stabilitetin financiar të Italisë, e as të vendeve të tjera të Bashkimit Europian”, transmeton portali arbresh.info
Përgjigjja e Trias ndaj letrës së Komisionit që kritioi ashpër dhe hodhi poshtë projekbuxhetin e qeverisë italiane, vuri në dukje se përforcimi i ekonomisë italiane është “në interes të gjithë ekonomisë europiane”.
Komisionerët për çështjet euro, ekonomike dhe financiare pritet të refuzojnë zyrtarisht buxhetin italian mbi mjete teknike, por një zyrtar i BE-së konfirmoi për Europën e Re që Komisioni ka gjasa të tërhiqet nga qortimi i ashpër.
Sipas ekzekutivit të BE, plani i Italisë për të drejtuar një deficit prej 2.4 për qind të PBB-së së vendit të ardhshëm është një devijim i madh nga objektivat e rënë dakord dhe një shkelje e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes.
Kryeministri italian Giuseppe Conte tha më 22 tetor se plani i buxhetit për 2019 u përcaktua sipas nevojave të qeverisë, por qeveria e tij ishte e gatshme të fliste me institucionet e BE rreth paketës së paraqitur. “Ne donim të shpjegonim buxhetin tonë në BE”, u tha Conte gazetarëve në Romë./arbresh.info/
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...