Të dhënat më të fundit të publikuara në gazetën kineze “South China Morning Post” tregojnë se jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, është më e larta në botë.
Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se mosha mesatare e burrave në Hong Kong është 82 vjeç, ndërsa mosha mesatare e grave është 88 vjeç.
Gjithashtu kjo normë është më e larta krahasuar me vende të tjera si Japonia, Singapori dhe Italia.
Gazeta kineze “South China Morning Post” shpjegoi arsyet e këtij fenomeni, duke thënë se ka shumë faktorë që kontribuojnë në rritjen e jetëgjatësisë së njerëzve në Hong Kong, veçanërisht rimëkëmbja ekonomike dhe mirëqenia shoqërore.
Kontributi i mirëqenies ekonomike në Hong Kong ndikon në ofrimin e shërbimeve bazë sociale me cilësi të lartë, veçanërisht të kujdesit shëndetësor të disponueshëm në nivele të larta për të gjithë.
Përveç kësaj, sipas gazetës, banorët e Hong Kongut ndjekin stile jetese të shëndetshme që përfshijnë ushtrimin e përhershëm, veçanërisht në mëngjes.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën